“Kompanitë nga Kosova, i befasojnë ato gjermane”
Kompanitë nga Kosova “Palma”, “Albed” dhe “Berto” po marrin pjesë në panairin “IMM” në Këln të Gjermanisë, që mbahet në datat 15-21 janar 2018.
Në “IMM”, kompanitë nga Kosova, po prezantojnë produktet e tyre, si: kuzhina, dhoma të fjetjes, divanë, tryeza, karrige dhe elemente të ndryshme për enterier.
Arieta Vula-Pozhegu, drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, ka thënë se kompanitë kosovare me produktet e tyre kanë befasuar ato gjermane. “Sot nga “Design Selection”, kompania kosovare “Albed” mori çmimin për dizajnin më të mirë 2018. Është një emocion për ne, po ashtu edhe si Kosovë, që kompanitë kosovare kane arritur standard të lartë dhe që vlerësohet lart nga Panairi më i madh i mobilierisë në Evropë”, ka thënë Vula-Pozhegu për “albinfo.ch”.