Kompanitë nga Kosova promovojnë produktet në panairin ndërkombëtar në Berlin
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica”, që po mbahet në Berlin.
Kompanitë prodhuese nga Kosova, Besiana G, Agmia Fruits, Hit-Flores, Santefruit, Iron Consulting dhe Boost Berries po promovojnë produktet e tyre nga pemët dhe perimet.
“Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial. Vizitorë të shumtë po shprehin interesim për produktet kosovare”, thuhet në njoftim.
Panairi ndërkombëtar “Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishme i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3,300 ekspozues nga 93 shtete pjesëmarrëse, i cili vizitohet nga tregtarë të 135 vendeve nga mbarë bota.
/Epoka e re/