Kompany: Do të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme

07 tetor 2024 | 13:09

Trajneri Vincent Kompany ka thënë se Bayern Munchen mori atë që e meritoi në dy ndeshjet e Bundesligës, ndaj Bayer Leverkusen (1-1) dhe Eintracht Frankfurt (3-3). Ai ka thënë se pret që skuadra e tij të përmirësohet në ndeshjet e ardhshme.

“Kemi luajtur dy ndeshje ndaj dy ekipeve shumë të forta, Leverkuseni që vitin e shkuar grumbulloi 90 pikë si dhe ndaj një ekipi si Frankfurti që në shtëpi janë shumë të fortë. Kemi marrë atë që meritonim në të dyja sfidat. Sigurisht ka gjëra negative siç janë golat e pësuar, por ne trajnerët kemi për detyrë të fokusohemi tek sinjalet pozitive që morëm në këto ndeshje e të shohim përpara. Nuk mund të them se sot nuk jam krenar për këtë skuadër. Shpresoj të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lah Brahimaj,…