Kompany: Duam të fitojmë kundër kampionëve

27 shtator 2024 | 14:50

Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje para ndeshjes me Bayer Leverkusenin, trajneri i Bayernit të Mynihut, Vincent Kompany, deklaroi: “Është mirë që të gjithë janë të emocionuar për ndeshjen. Natyrisht do të jetë e rëndësishme, ndaj skuadrës më të mirë të 12 muajve të fundit. Mezi presim të luajmë. Është e qartë se nuk do të jetë e lehtë. Duam të provojmë veten ndaj një kundërshtari të mirë në ‘Allianz Arena’. Bayerni është gjithmonë favorit. Mezi presim të luajmë kundër kampionëve dhe duam të fitojmë”.

Stili i lojës: “Bayerni gjithmonë dëshiron të jetë sa më dominues. Qasja e ekipit tonë duhet të jetë gjithmonë dominuese. Bayerni duhet të imponojë gjithmonë lojën e tij në ndeshje. Nëse një ekip mund ta parandalojë këtë, atëherë ata meritojnë respekt të madh”.

Bayerni, makineri golash: “Ndeshja e radhës është ajo që ka rëndësi në futboll. Ne kemi shënuar 20 gola në tri ndeshjet e fundit, por është detyra ime të tregoj se çfarë mund të bëjmë më mirë. Gjithçka është e mundur në një ndeshje si ajo kundër Leverkusenit. Ne do të përgatisim skuadrën për të dhënë maksimumin të shtunën”.

Musiala dhe Wirtz: “Të dy më sjellin gëzim të madh si futbolldashës. Prej tyre shkojnë njerëzit në stadium. Jamal Musiala është një faktor i rëndësishëm për lojën tonë”.

Neuer në kombëtare: “Është vendimi tij personal. Ai është shumë i lumtur, është në formë të mirë dhe shpresojmë se do të jetë në formë edhe në të ardhmen. Nuk kemi folur për këtë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër, në orën 18:30, të gjithë do të jenë para…