Kompany: E rëndësishme të ruajmë distancën me rivalët  

24 shkurt 2025 | 11:57

Fitorja 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt e ka mbajtur në 8 pikë avantazhin mes Bayern Munchen dhe rivalëve të tjerë. Një ndeshje perfekte e bavarezëve, që edhe pse me disa mungesa arritën të triumfojnë ndaj vendit të tretë në Bundesliga.

“Ne luajtëm shumë mirë, patëm shanset tona dhe i shfrytëzuam ato. Kemi qëndruar gjithmonë të qetë dhe të tillë jemi edhe tani. Dita shtesë na ndihmoi për t’u stërvitur dhe kjo u pa në fushë, tek ky rezultat”, ka thënë Vincent Kompany.

Më tej, trajneri i bavarezëve ka shtuar: “Është jetike për ne që të marrim sa më shumë rezultate pozitive, për të ruajtur diferencën ndaj rivalëve. Përpjekja, entuziazmi, dëshira për fitore ishin të gjitha aty në këtë ndeshje”. “Është e qartë se një fitore në këtë mënyrë është shumë më argëtuese. Qëllimi ynë është gjithmonë

të luajmë për fitore. Ky sukses na jep mundësi që ta kalojmë me qetësi këtë periudhë deri në ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Kompany.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë tensione e përplasje po zhvillohet seanca në Gjykatën…