Kompany emërohet trajner i Burnleyt
14 qershor 2022
| 14:28
Vincent Kompany është emëruar trajneri i ri i Burnleyt. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi anglez. Ish-mbrojtësi belg ka drejtuar ekipin e Anderlechtit për tri sezonet e fundit.
“Jam i emocionuar nga sfida përpara. Burnley Football Club është një skuadër vërtetë historike angleze dhe është nder të emërohem trajner i ekipit të parë. Kam qenë i impresionuar nga vizioni i bordit për klubin që përputhet me vizionin tim dhe mezi pres të luaj rolin tim teksa hyjmë në një sezon të rëndësishëm”, ka thënë Kompany.
Ish-mbrojtësi i Belgjikës, Kompany kaloi 11 vjet te City, ku fitoi 10 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj të Premier Ligë.