Kompany fajson Neuerin: Kartoni i kuqi na dëmtoi
04 dhjetor 2024
| 17:23
Bayernit iu desh të luante me një lojtar më pak për më shumë se 70 minuta në përballjen e Kupës ndaj Bajer Leverkusen.
Manuel Neuer u përjashtua me karton të kuq në minutën e 17-të. Por golin vendimtar e pranoi në të 69-ën me Tela.
Vinsent Kompany ishte dukshëm i zhgënjyer pas lojës: “Është shumë, shumë e hidhur. Ky karton i kuq padyshim pati një ndikim të madh në lojë”, theksoi ai në një intervistë për “ARD”.
Në të njëjtën kohë, 38-vjeçari e bëri të qartë se nuk fajësonte skuadrën e tij: “Kam luajtur shpesh me dhjetë lojtarë në karrierën time. Ajo që bënë djemtë ishte shumë e mirë për një kohë të gjatë. Marrim një krosim dhe më pas golin”.