Kompany fjalë emocionuese pas largimit nga City

19 maj 2019 | 14:08

Vincent Kompany është larguar nga Manchester City, pas plotë 11 vjetësh.

Ai ka qenë kapiten i Cityt për një kohë të gjatë, kurse ndihet krenar që ishte pjesë e një skuadre që siç e quan ai speciale.

Mbrojtësi belg falënderoi të gjithë qytetarët e Manchesterit për dashurin që i kanë dhënë gjatë gjithë kohës.

“Ka ardhur koha të iki dhe çfarë sezoni kemi mbyllur! Nuk ndjej asgjë tjetër veç mirënjohjes. I jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë udhëtim special, në një klub shumë special. Më kujtohet dita e parë, aq qartë sa dita e fundit te City. Më kujtohet mirësia pa fund që mora nga populli i Manchesterit”, ka deklaruar Kompany.

/Epoka e re/

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” po vazhdon të vëzhgojë…