
Kompany: Interi, një nga skuadrat më të forta në Ligën e Kampionëve
Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany ka folur në prag të ndeshjes kundër Interit në “Allianz Arena”, çerekfinalja e parë e Ligës së Kampionëve.
Për gjendjen e skuadrës së tij, mes shumë mungesave: “Situata është ajo që është… Do ta zbulojmë sot se kush do të jetë gati, por gjithsesi do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion, do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë”.
Për mendimin që ka për Interin, pas vëzhgimit të drejtpërdrejtë në derbin e Kupës, kundër Milanit: “Për mua është e qartë, duke parë vitet e fundit, Interi është një nga skuadrat më të forta aktualisht në garë. Do përpiqemi t’i vëmë në vështirësi zikaltrit, edhe pse ata dinë të menaxhojnë çdo fazë të lojës. Kanë cilësi në sulm dhe soliditet në mbrojtje”.
Për Thomas Muller dhe motivimin e tij, pas lajmit për largimin në fund të sezonit: “Nuk do t’i duhet ndonjë motivim shtesë. Kjo është një ndeshje që çdo lojtar do donte ta luante”.
Për vlerësimin ndaj Simone Inzaghit dhe krahasimin me Roberto Mançinin: “Gjithmonë është e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë në fushë, si Interi, ashtu edhe Bayerni i kanë të tillë. Kjo është arsyeja pse tifozët do të jenë sonte në stadium. Nga trajnerët italianë kam pasur Mançinin, edhe Inzaghi në disa aspekte më kujton atë”.