Kompany pas triumfit kundër Shtuttgartit: Radhën e ka Barcelona

21 tetor 2024 | 12:29

Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany, ka dashur të ulë euforinë pas triumfit ndaj Shtuttgartit me rezultatin 4-0. Ai ka lëshuar “kërcënim” në distancë për rivalin e ardhëm, e cila përkon me Barcelonën këtë të mërkurë: “Duhej të kishim durim dhe nuk mund t’ia lejonim Shtutgartit të kishin ndonjë kundërsulm. Kisha ndjenjën se mund t’i punonim pak më mirë me shanset tona. Shtuttgarti është një skuadër e shkëlqyer. Ishte një paraqitje shumë e mirë. Pas pjesës së parë, gjithçka ishte për të qëndruar i qetë. Jam shumë i kënaqur me rezultatin”.

“Ne kemi fituar mund të festojmë pak, përpara se të përballemi me Barcelonën. Jemi gjithmonë duke punuar në detaje për të vazhduar të përmirësohemi. Radhën tani e ka Barcelona. Do bëjmë gjithçka për të fituar kundër ekipit të Hansi Flick”, ka deklaruar Kompany.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, respektivisht Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e…