Kompleksi banesor ‘Rrezja’ dhe dy pika të tjera në Prishtinë dalin nga karantina

29 prill 2020 | 20:44

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se pas diskutimit me ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP-së, kompleksi banesor “Rrezja” dhe dy pika të tjera që kanë qenë vatra të epidemisë sonte dalin nga karantina.

“I falënderojmë të gjithë për kufizimin ë përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falënderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjët të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adil Behramaj, këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka…