Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit në Boletin të Zveçanit po trajtohet me prioritet
Ministria e Kulturës ka njoftuar se Kompleksi i Kullave të Isë Boletinit në Boletin të Zveçanit po trajtohet me prioritet.
MKRS-ja ka njoftuar se nisur dy programe për këtë kompleks të rëndësisë monumentale për popullin shqiptar, kurimi profesional i ekspozitës së përhershme muzeore dhe funksionalizimi i tij përmes menaxhimit e aktiviteteve të rregullta.
Në këto dy programe, MKRS-ja parashihet të investojë afër 185 mijë euro.
“Në kuadër të programit të parë planifikohet vendosja e ekspozitës së përhershme në Kompleksin e Kullave të Isë Boletinit. Konkretisht do të bëhet realizimi i shërbimeve për zhvillimin projektit të revitalizimit dhe kurimin e ekspozitës dhe rifunksionalizimin e muzeut ekzistues. Ndërkaq, programi i dytë është projekti trevjeçar të cilin e do ta implementojë organizata ‘Mundësia’. Programi ka vlerë totale financiare prej 135 mijë euro, ku parashihet realizimi i aktiviteteve që do të funksionalizojnë këtë monument të trashëgimisë, si: ueb faqen e Kompleksit të Kullave, audio guidat, realizimin e programeve artistike, shënimin e datave të rëndësishme me aktivitete të veçanta, promovimi i kompleksit, organizimi e konferencave shkencore dhe një varg aktivitetesh tjera, që do të realizohen në kuadër të këtij programi”, ka njoftuar MKRS-ja.