Kompleksi Memorial ‘Adem Jashari” bëhet me ligj të veçantë
03 korrik 2018
| 14:23
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme ka proceduar në Kuvend Ligjin e posaçëm me të cilin do të trajtohet Kompleksi i Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Edhe zyrtarisht Kompleksi i Jasharajve me ligj të posaçëm”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i këtij komisioni, Daut Haradinaj.