Kompleksi turistik që u braktis prej plehrave
11 dhjetor 2019
| 11:14
Në fillimvitet ’90 kompania SOE paraqiti planin ambicioz për ndërtimin e kompleksit “Dionisos”, në Sitia, Kretë.
Kompleksi nisi të ndërtohet, por shumë shpejt pati zënka midis sipërmarrësve, pasi plazhi Analuka, përballë kompleksit, u pa se mblidhte shumicën e plehrave që hidheshin në Detin Egje.
Sasi të mëdha mbeturinash, kryesisht plastike, shtyheshin nga erërat dhe rrymat e forta e mblidheshin në këtë vend, duke prishur planet e ndërtuesit për të ofertuar pushime të këndshme buzë detit.