Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ e vizituan mbi 12 milionë vizitorë
05 korrik 2019
| 15:57
Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz deri më tani është vizituar nga mbi 12 milionë vizitorë
“I vizituar nga mbi 12 milionë njerëz, shqiptarë e të huaj. Prekazi historik!”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” përpos kullave dhe shtëpive të familjes Jashari gjenden edhe varrezat në të cilat prehet përjetësisht komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari se bashku me familjen e tij të ngushtë dhe të gjerë.
Po ashtu në këtë kompleks janë të varrosur të gjithë të rënët në altarin e lirisë gjatë Epopesë së UÇK-së e cila është zhvilluar më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.
/Epoka e re/