Kompletohen 16 ekipet e mbetura në garë për Kupën e Kosovës

08 dhjetor 2023 | 15:30

Dinamo e Ferizajt është skuadra e fundit që ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës, duke kompletuar 16 ekipet e mbetura në garë për trofeun.

Dinamo shënoi fitore ndaj Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0 me golin e vetëm të shënuar në minutën e 73-të nga Drilon Sadiku. Me këtë fitore, Dinamo i bashkohet skuadra të kualifikuara në fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës. Të mërkurën, pjesëmarrjen në 1/8-të e finales e kanë siguruar Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.

Të enjten ishte tri ndeshje, ku u kualifikuan edhe Prishtina e Re, Suhareka dhe Vjosa. Shorti për ndeshjet 1/8 të Kupës së Kosovës në futboll do të tërhiqet më datë 12 dhjetor (e martë) nga ora 12:00 në selinë e FFK-së.

Ndeshjet e kësaj faze pritet të zhvillohen në fillim të shkurtit, atëherë edhe kur fillon sezoni pranveror në futbollin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të premten në…