Kompletohen dyshet e gjysmëfinales në Australian Open
26 janar 2022
| 16:16
Janë mësuar dyshet e gjysmëfinales në turneun Grand Slam “Australian Open”, në të dy konkurrencat. Në çerekfinalet e fundit, Stefanos Cicipas mundi Janik Sinesin me 3-0 në sete, duke dominuar përballjen prej fillimi e deri në fund.
Në gjysmëfinale, Cicipas do të takohet me rusin Danil Medvedev, i cili mundi kanadezin Ozher Alisimenin me rezultat 3-2 në sete, në një përballje që zgjati plot 4 orë e 38 minuta.
Në konkurrencën e femrave, dyshen e fundit të gjysmëfinales do të përbëjnë Iga Sviatek dhe Danielle Kolins. Tenistja polake, Sviatek, në çerekfinale, mundi estonezen Kai Kanepi me 2-1 në sete, ndërsa amerikania Daniella Kolins, me 2-0 në sete, mundi francezen Alize Kornet.