Kompletohet e teta e finales së Kupës, eliminim shokues i Ballkanit

04 dhjetor 2024 | 15:11

Sot është kompletuar e teta e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

15 ndeshjet e zhvilluara në ditën e sotme në kuadër të së 16-ës së finales, plus ajo e djeshmja mes Dritës e Rahovecit, i përcaktuan 16 skuadrat që do të luajnë në të tetën e finales së kësaj gare.

Edhe pse në përgjithësi nuk pati ndonjë befasi pasi kryesisht në fazën tjetër kaluan ekipet që ishin favorite, një gjë e tillë nuk vlen edhe për Ballkanin.

Kampioni i trefishtë i Kosovës u shokua nga Rilindja, e cila e bëri mrekullinë duke shkuar tutje vetëm falë penalltive, ngase loja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras, 1:1.

Skuadrat tjera të Superligës si Prishtina, Llapi, Malisheva, Dukagjini, Ferizaj, Feronikeli ’74, Ballkani e Suhareka u kualifikuan tutje.

Llapjanët i dhanë fund serisë së zezë me një fitore të thellë ndaj Flamurtarit me rezultat 5:0.

Kurse, Suharekës iu nevojitën vazhdimet për ta eliminuar Trepçën ;89, 3:1, pasi loja e rregullt përfundoi baras, 1:1.

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet e ndeshjeve të sotme në Kupën e Kosovës. 

Rezultatet:

Besa Peja – Prishtina e Re 1-2

Vushtrria – KEK-u 1-0

Vjosa – Drenica 0-5

Fushë Kosova – Malisheva 0-5

Flamurtari – Llapi 0-5

Top Futbolli – Prishtina 1-5

Kika – Trepça 2-6

Ferizaj – Ramiz Sadiku 4-0

Dukagjini – Dardania 6-2

Istogu – Feronikeli ’74 1-2

Mitrovica – Vëllaznimi 3-4

Trepça ’89 – Suhareka 1-3

Gjilani – Liria 4-1

Rilindja 1974 – Ballkani 1-1 (10:9 në penallti)

2 Korriku – Dinamo 1-1 (0:3 penallti)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri një i stolit të Arsenalit, Arteta iu përgjigj pyetjeve…