Kompletohet ekipi olimpik i xhudos, Kuka: Caku, medalja olimpike

25 qershor 2024 | 13:09

Është të martën konfirmuar mbyllja e kualifikimit për Lojërat Olimpike që mbahen muajin e ardhshëm.

Xhudoja e Kosovës do t’i ketë gjashtë atletë në Olimpiadë, të cilët e kanë arritur normën olimpik. Akil Gjakova, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka janë xhudistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Paris. Trajneri Driton Kuka ka thënë se caku do të jetë medalja olimpike.

“Për një ditë të mirë miq … Sot zyrtarisht konfirmohet mbyllja e kualifikimit për Lojëra Olimpike! Lista e ekipit tonë. Punë e madhe e përkushtim tash shkojmë tutje. Caku medalja Olimpike. Do Zoti shpaguhet mundi dhe puna e këtij ekipi dhe mbarë federatës tonë me medalje Olimpike të radhës”, ka shkruar Kuka.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Besar Halimi do…