Kompletohet Endoskopia me pajisje të reja mjekësore

17 nëntor 2022 | 13:28

Kabineti i Endoskopisë në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK është kompletuar, pas ardhjes së pajisjeve të reja mjekësore dhe ridizajnimit të hapësirave.

Menaxhmenti i SHSKUK-së e ka pajisur këtë klinikë me katër gastroskopë dhe katër kolonoskopë të rinj, të markës Olympus dhe Karl Storz, duke përmbushur plotësisht nevojat për trajtim endoskopik të pacientëve.

Pas ndërhyrjeve të fundit, Kabineti i Endoskopisë është bërë me tri salla, listë të pritjes nuk ka dhe pacientët marrin shërbimet e nevojshme shumë shpejt.

Në një ceremoni zyrtare, u.d. ministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, dhe kryesuesja e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, bashkë me anëtarët tjerë të bordit, kanë përuruar pajisjet e reja dhe kanë përgëzuar menaxhemtin e klinikës për punën e jashtëzakonshme, ndërkohë kanë premtuar mbështetje të vazhdueshme dhe janë zotuar për investime tjera në të gjitha klinikat, që kanë synim rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe krijimin e kushteve të punës për punëtorët shëndetësorë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pak javë na ndajnë nga fillimi i “Big Brother…