Kompletohet gjysmëfinalja e Kupës në hendboll

27 mars 2025 | 23:30

Të enjten janë zhvilluar tri ndeshje çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Skuadrat favorite kanë bërë vend në gjysmëfinale.

Fillimisht Ferizaj e fitoi derbin e qytetit ndaj Kastriotit me rezultat 40:26.

Lorena Matarova e Shkurte Mehmeti udhëhoqën Ferizajn me nga dhjetë gola.
Shtatë gola për Kastriotin i kishte Puhiza Gashi e pestë Bintou Oulare.

Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës.
Kampioni në fuqi, Istogu, eliminoi në çerekfinale Shqiponjën e Gjakovës, duke e mposhtur me rezultat 43:28. Suzana Ujkiq i shënoi 11 gola për Istogun, ndërsa nëntë i kishte Astou Ndiaye.

Helen Da Silva Souza, Alma Nivokazi dhe Orgesa Gola i shënuan nga pesë gola për skuadrën gjakovare.

Fitore bindëse, 41:14, shënoi Vushtrria ndaj Besës së Pejës. Agnesa Hysa e Sevdanur Ozkan i shënuan nga tetë gola për Vushtrrinë.

Katër gola për Besën i shënoi Edona Radoniqi e tri Klea Kelmendi.

Të mërkurën gjysmëfinalen e siguroi Samadrexha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllaznimi i Gjakovës është shpallur kampion i edicionit të katërt…