![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/podujeve-2.jpg)
Kompletohet infrastruktura në disa rrugë të qytetit të Podujevës
22 shtator 2020
| 15:10
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve “Anton Çeta” dhe “Qefser Sadiku” në qytet.
Pas vizitës, që kishte për qëllim inspektimin e punimeve në këto rrugë, nënkryetari Rudari u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizmit të projektit.
Me këtë rast nënkryetari Rudari ka thënë se në këtë pjesë të qytetit ditë më parë ka përfunduar edhe projekti i ndriçimit publik.
Ai ka theksuar se këto projekte do të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe e lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve.
(Q.R / Epoka e re)