Kompletohet lista e shpresave olimpike
26 shkurt 2022
| 19:51
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka miratuar listën e komisionit të sportit për shtimin e shtatë bursistëve Shpresa Olimpike 2022, të cilat kanë quar në 24 numrin e përgjithshëm të Shpresave Olimpike 2022.
Shtatë Shpresat Olimpike të përzgjedhura nga komisioni janë: Jon Gashi (taekwondo), Blin Kuka (xhudo), Suela Canolli (boks), Dren Spahiu (skitari), Armel Qovanaj (atletikë), Auron Syla (mundje) dhe Arba Pupovci (skitari).
17 Shpresa Olimpike ishin përzgjedhur në muajin janar. Të 24 Shpresat Olimpike 2022 do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj gjatë vitit 2022.