Kompletohet shtabi teknik i Përfaqësues së Kosovës
23 maj 2023
| 12:08
Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që krahas trajnerit Rami Hadar, të emërojë anëtarët e shtabit profesional të Përfaqësueses A të Kosovës.
Ndihmëstrajner të Përfaqësueses A të Kosovës janë emëruar Bujar Loci, Ilir Selmani, Dritëro Sefaja. Andin Rashica është emëruar ndihmëstrajner/Skautim, derisa Mehmet Ugur emërohet trajner kondicional.
“Për shkak të analizave të lojës, lojtarëve, përgatitjes së stërvitjeve individuale dhe grupore, përcjelljes së lojtarëve të rinj në Përfaqësueset e Reja të Kosovës, përzgjedhësi i ri i Përfaqësueses A, Rami Hadar, ka propozuar dhe Bordi i FBK-së ka miratuar anëtarët e Shtabit Profesional të profileve të lartpërmendura”, thuhet në njoftimin e FBK-së.