![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/09/salihe-salihu.jpg)
Kompromisi për qeveri, interes shtetëror
Dr. Sc. Salihe Salihu
Tani Kosova kaloj një proces zgjedhor i cili ndonëse ishte mjafte tensionues, hijeshia e tërë procesit nuk u zbeh. Qytetarët në mënyrë demokratike dorëzuan sovranitetin e tyre te përfaqësuesit e vet dhe përzgjedhja e përfaqësueseve është shpërndarë në disa parti.
Rezultati preliminar ka dalë me shifra që ka ndërlikuar formimin e qeverisë mirëpo në sistemet demokratike ekzistojnë mjete për të zgjidhur këso situata të ndërlikuara.
Mjet kryesor i demokracisë është kompromisi që mundëson proceset për të ecur përpara. Kultura e kompromisit është shtirë edhe në zgjedhjet e mëparshme në Kosovë. Dhe, kjo kulture demokratike ka nevojë të thellohet dhe të bëhet vegël për çdo situatë të ndërlikuar.
Zërat që të shkohet në zgjedhje të reja nuk është e volitshme për shoqërinë kosovare.
Arsye pse nuk është alternativë e duhur proces i ri zgjedhor është sepse:
1. Partitë ka dhënë ofertat e tyre dhe nuk kanë oferta të reja për një afat kaq të shkurt.
2. Partitë kanë pasur mjaft kohë për paraqitjen dhe përgatitjen e tyre dhe nuk ka kohë me u humb kaq shumë për riorganizim të zgjedhjeve të reja.
3. Riorganizimi i zgjedhjeve është kosto shumë e madhe e kohës dhe e parave.
4. Popullata është lodhur si nga angazhimi i drejtpërdrejt në zgjedhje por edhe stërlodhja e dominancës së temës zgjedhje në çdo hap të vendit.
5. Riorganizimi nuk jep garanci për ndonjë ndryshim signifikant të rezultateve të reja.
Arsyet pse është i nevojshëm kompromisi për formimin e qeverisë:
1. Kompromisi ndër-partiak na edukon që para çdo preference për lider mbi të gjitha është kruciale interesi shtetëror.
2. Kompromisi ndër-partiak për formim të qeverisë ndikon në zbutjen e egove dhe shmangien e tendencave narciozide.
3. Kompromisi ndër-partiak rritë mundësinë për një stabilitet të sigurt dhe për përballje të sfidave të mëdha.
4. Kompromisi ndër-partiak është shtysë për ruajtjen e stabilitetit shoqëror dhe eliminimin e inateve patologjike.
5. Kompromisi ndër-partiak krijon mundësinë për qëndrueshmëri dhe thellim të kulturës së sistemit demokratik në gjithë vendin.
Prandaj, të gjitha matjet dhe analizat për zgjidhjen më të favorshme të situatës konfuze është kompromisi që jep zgjidhje për kapërcimin e çdo lloj ngërçit që mund të shfaqet.
Qeveria e kompromisit është çelësi për t’u përballur me këtë situatë. Kosova ka nevojë për thellim të demokracisë dhe ky është një rast për të përdorur mjetet demokratike dhe për t’i ushtruar këto mjete në praktikë.