Komshiqi paralajmëron padi penale ndaj Dodikut, thotë se ka nevojë edhe për terapi

15 tetor 2021 | 12:02

Anëtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka folur për deklarimet e fundit të Millorad Dodikut, duke thënë se me këtë të fundit duhet të merret prokuroria e shtetit.

Komshiqu ka thënë se është duke pritur nëse shteti do të ndërmarr masa, derisa thotë se nëse nuk do të ndodh një gjë e tillë, atëherë do të angazhohet vetë për ngritjen e një padie penale ndaj Millorad Dodik.

Më tutje, ai ka thënë se çmenduria do të vazhdojë derisa Dodiku të marrë terapinë e duhur dhe të këndellet.

“Unë do të pres të shoh se çfarë do të bëjë Prokuroria, nëse nuk bëjnë asgjë, është detyrimi im të bëj një kallëzim penal. Derisa zotëria të vijë në vete dhe të marrë terapinë e duhur, çmenduria do të vazhdojë deri atëherë”, ka thënë Komshiq.

Milloard Dodik kohëve të fundit është duke dhënë sinjale që do të çojë situatën në Bosnje e Hercegovinë drejt destabilizimit. Dodiku ka kërkuar armatim nga Rusia, derisa një gazetar boshnjak ka thënë se bashkë me Vuçiqin janë duke bërë përpjekje për shkëputjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Bayern Munchenit, Julian Nagelsmann, beson se sulmuesi polak…