Komshiqi: Vjosa Osmani më tha se armët që u përdorën në sulmin terrorist nuk ishin nga Bosnja

09 tetor 2023 | 14:33

Pasi prokuroria serbe ka njoftuar se armët e blera në Tuzla janë përdorur në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, kanë reaguar zyrtarë nga Kosova.

Javën e kaluar në Beograd është mbajtur seanca e Milan Radoiçiqit, i cili është organizatori i sulmit ndaj policisë në Kosovë. Ai ka mohuar se ishte fajtor për vepra penale, por menjëherë pas sulmit në Banjskë, Radoiçiq ka thënë se ai në mënyrë të pavarur ka menaxhuar grupin që ka kryer sulmin.

Në përputhje me këtë, Prokuroria e Serbisë ka shprehur dyshimet e saj, gjatë së cilës pretendon se Radoiçiq i ka marrë armët në Tuzla të Bosnjë-Hercegovinës.

Anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe lideri i Frontit Demokratik, Zheljko Komshiq ishte i ftuar në programin e mëngjesit të “BHRT “ ku ka folur edhe për situatën në Kosovë.

Lidhur me faktin se vetë Radoiçiqi ka përmendur Bosnjën dhe Hercegovinën në kuadër të blerjeve të armëve nga Bosnja dhe Hercegovina, Komshiqi ka bërë me dije se presidentja e Kosovës, Vjosa Osman, i ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Armët nuk janë nga Bosnja dhe Hercegovina, kështu më tha Osmani në Granadë. Të gjitha armët janë nga Serbia – aq sa kanë mundur të përcaktojnë deri më tani”, ka thënë Komshiqi.

Pretendimet se armët janë blerë në Tuzla i ka mohuar edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xelal Svecla, në paraqitjen e tij të djeshme në emisionin “Istraga”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Historiania ekonomike amerikane, Claudia Goldin, ka fituar çmimin Nobel për…