Komuna Bafras nga Turqia dhe Ferizaj, në prag të binjakëzimit
Komuna turke e Bafras së shpejti do të binjakëzohet me komunen e Ferizajit të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur afaristi Faton Hasani, i cili njëherit është edhe kryetar i Bordit drejtues të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik ‘TURKOS’.
Hasani ka shkruar se komuna e Bafras tashmë i ka përfunduar të gjitha procedurat e binjakëzimit dhe se tashmë pritet që edhe komuna e Ferizajit t’i përfundoj procedurat e njëjta.
Njoftimi i plotë i Hasanit:
Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju njoftimin se ne mbledhjen e Kuvendit të Bashkisë së Bafras u mor vendimi për binjakëzimin e dy qyteteve, Bafras dhe Ferizajt.
Deri te ky vendim erdhi pas vizitës së suksesshme të Kryetarit z. Agim Aliu me bashkëpunëtorë në Bafra dhe vizitës kthyese nga Shoqata e Shqiptarëve të Bafras KOSDER, e cila u prit në mënyrë jashtëzakonisht të ngohtë nga Komuna e Ferizajt, Kryetari z. Agim Aliu me bashkëpunëtorë si dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës z. Elmi Reçica. Rol të veçantë dhe angazhim maksimal deri te ky vendim patën Shoqata e Shqiptarëve në Bafra KOSDER, Kryetari z. Yunus Gün dhe Organizata për Bashkëpunim Ekonomik TURKOS, Kryetari z. Faton Hasani.
Pas përfundimit të procedurave zyrtare dhe protokolare për nënshkrimin e marrëveshjes, do të hapen rrugë për bashkëpunim të fuqishëm ekonomik dhe kulturor.
Gjithashtu po punohet intensivisht edhe për marrëveshje tjera për binjakëzim për Ferizajn dhe qytete tjera të Republikës së Kosovës me qytete tjera në Republikën e Turqisë.
Kryetar i Bordit
OBE TURKOS
FATON HASANI