Komuna detyron operatorin t’i eliminojë defektet në rrugën Malishevë – Banjë

08 gusht 2022 | 15:20

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, e ka detyruar operatorin ekonomik, i cili është duke ndërtuar rrugën Malishevë -Banjë, që t’i eliminojë defektet që janë gjetur në asfaltimin e rrugës.

Me këtë rast, komuna i paralajmëron të gjithë operatorët që kryejnë punime, se nuk do të tolerohen mangësitë apo defektet në realizimin e projekteve.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Malishevës, Avdi Morina, që së bashku me zyrtarët përgjegjës komunalë i ka inspektuar punimet që janë duke u kryer në rrugën Malishevë – Banjë, ka deklaruar se “në asnjë mënyrë dhe tek asnjë operator nuk do të lejohen lëshime të tilla gjatë realizmit të projekteve”.

Sipas drejtorit Morina, “operatori ekonomik nuk e ka realizuar projektin sipas kritereve dhe, si pasojë, janë shfaqur disa defekte në këtë rrugë, andaj e kanë detyruar operatorin që t’i eliminojë të gjitha defekt, ta bëjë gërryerjen e tërësishme të rrugës dhe ta shtrojë përsëri me asfalt (shtresën e dytë) rrugën në tërësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan ka bërë…