Komuna dhe KRU ‘Prishtina’ takohen për t’i koordinuar dhe bashkërenduar detyrat
Bashkërendimi i aktiviteteve dhe bashkëveprimi ndërinstitucional në mes të KRU” Prishtina” dhe komunave në të cilat ofrojmë shërbime, është mëse i nevojshëm gjatë kësaj periudhe nëpër të cilën po kalon populli ynë.
Kështu sot e nisi aktivitetin e tij, UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi me bashkëpunëtor Salih Gjonbalaj sekretar, të cilët u takuan me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për të vazhduar më tej edhe me komunat e tjera në zonën operative.
Qëllimi i takimit të ditës së sotme ishte koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të të dyja institucioneve për tejkalimin e situatës me virusin COVID-19.
Ofrimi i shërbimeve cilësore me ujë dhe kanalizim i domosdoshëm për të gjithë konsumatorët tanë!
Takimi ishte konstruktiv dhe frytdhënës.
Falënderojmë kryetarin Shpend Ahmeti për përkrahje dhe mbështetjen e ofruar.