
Komuna dhe “Qatar Charity” nënshkruajnë marrëveshje bashkëfinancimi
31 mars 2022
| 17:22
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ferdi Kadriu, si dhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Granit Tmava.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të Komunës së Mitrovicës dhe organizatës humanitare “Qatar Charity”.
Përmes këtij memorandumi do të mundësohet ndarja e granteve për kultura të ndryshme bujqësore për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës.