Komuna dhe UNDP me shumë projekte të mira për qytetarët
05 mars 2018
| 11:23
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës dhe UNDP-së, bashkëpunim ky që ka rezultuar me shumë projekte konkrete, sidomos në sferën e digjitalizimit të administratës dhe luftimin e korrupsionit.