Komuna e Deçanit i reagon Apostolovës për Manastirin
Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj kërkesës se shefes së bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ka kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit të Deçanit.
“Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e mos zbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në moszbatimin e tij sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit”, është thënë në reagimin e Komunës së Deçanit.
Reagimi i plotë i Komunës së Deçanit:
Reagim lidhur me kërkesën e Apostolovës për vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesa e saj për zbatimin e këtij vendimi
Edhe një herë, për hir të sqarimit të opinionit publik dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare po mundohemi të japim argumentet e nevojshme pse nuk zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016.
Së pari: Para se të nxirët vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016 e shoh të domosdoshme të sqaroi historikun e këtij kontesti i filluar në vitin 1992 vit ky kur Deçani kishte 6 njerëz të vrarë në demonstrata nga pushteti i atëhershëm serb, kishte qindra të plagosur dhe qindra e qindra të burgosur në demonstrata të organizuara para kësaj kohe qindra nxënës të helmuar dhe në atë kohë punëtorët e ndërmarrjes hoteliere “Iliria” ishin të larguar dhunshëm nga puna.
Pikërisht në këtë kohë kur qytetarët shqiptarë nuk kishin as një të drejtë, ndërmarrja e dhunshme hoteliere “Slloga” i bën dhuratë Manastirit 12 hektarë tokë pronë e hotelit “Iliria” . Vlerësojmë se mbi bazën e këtyre argumenteve të lartcekura personeli i Manastirit ka gabuar rëndë duke pranuar këtë dhuratë (Poklon).
Së dyti: Kontesti vazhdon gjerë në vitin 1997 periudhë e mbushur më tmerr për shqiptaret një aparteid klasik mbi popullatën e Deçanit të ushtruar nga shteti serb dhe pikërisht në fund të vitit 1997 me propozimin e Qeverisë së Serbisë, Parlamenti i Serbisë nxjerr vendim për dhuratën edhe të pronës se bletarisë (Apiko) prej 12 hektarëve duke ja dhuruar Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë, edhe në ketë rast personeli i Manastirit ka gabuar rënd duke pranuar këtë dhuratë.
Së treti: Edhe pse gjerë në qershor të vitit 1999 ishte instaluar administrata e dhunshme serbe e cila bëri gjenocid mbi këtë popull administrata e cila aplikoi projektin e tokës së djegur, vrasjeve, dhunimeve dhe masakrave . Po e njëjta nuk pranoi që këtë pronë ta bartë mbi Manastirin e Deçanit. Sepse një veprim i tillë ndalohej nga Ligji federativ për qarkullimin e pronës së ndërmarrjeve shoqërore.
Së katërti: Kontesti i filluar në vitin 1999 ku punëtorët e dy ndërmarrjeve shkojnë t’i qasen edhe hotelit edhe bletarisë nuk lejohen që të hyn brenda këtyre objekteve të cilat i kishin ndërtuar me mundin dhe djersen e tyre. Kontesti fillon në Gjykatën Komunale te Deçanit në vitin 2000 dhe zgjatë deri në vitin 2016, pikërisht më 19 maj kur Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin më paradoksal të mundshëm. Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore Komuna e Deçanit nuk njihet si palë në procedurë, kurse dy ndërmarrjet, “Apiko” dhe “Iliria” përfaqësohen nga zyrtari ligjor i AKM-së, Ernes Copke, i cili gjatë terë procedurave në vend që të përfaqësoi dhe mbrojë interesin e punëtorëve dhe ndërmarrjeve, del në mbrojtje të vendimeve të pa drejta të vitit 1992 dhe1997.
Së pesti: Edhe pse jemi të vetëdijshëm për pasojat e moszbatimit të vendimit nxjerrë nga Gjykatës Kushtetuese jemi shumë të vendosur në mos zbatimin e tij sepse vlerësojmë që është një goditje për zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit , vendim i cili po e vranë shpresën e qytetarë të komunës së Deçanit që në ketë vend mund të jetohet me një standard më të lart ekonomik duke shfrytëzuar resurset dhe potencialet qe ka Deçani.
Së gjashti : Dy janë rrugët e mbylljes së këtij kontesti që Gjykata Kushtetuese ta kthejë në rishqyrtim rastin, ndërsa zgjidhja e dytë është që Komuna e Deçanit dhe manastiri i Deçanit ta zgjidhin më mirëkuptim këtë kontest.
/Epoka e re/