Komuna e Deçanit kërkon nga Ministria e Shëndetësisë mjete mbrojtëse për QKMF-në

15 mars 2020 | 17:58

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka zhvilluar sot një takim me shtabin emergjent dhe bordin e drejtorëve, pas gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Njoftohet se në këtë takim është marrë vendim për reduktimin e numrit të punëtorëve në komunë si pjesë e masave parandaluese kundër kësaj sëmundjeje që ka prekur deri më tash pesë persona në Kosovë.

Gjithashtu Komuna e Deçanit ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të sigurojë sa më shpejtë që të jetë e mundur mjete mbrojtëse elementare për QKMF-në, policinë dhe zjarrfikësit.

“Kabineti im, Drejtoria për Shëndetësi dhe ajo për Inspeksion me staf të kompletuar, kurse Administrata, Drejtoria e Financave, Drejtoria për Shërbime Publike me staf të reduktuar, ndërsa punëtorët tjerë të mos dalin në punë, deri në një vendim tjetër”, shkruan Ramosaj në proflilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci, ka kërkuar nga Qeveria të qartësojë vendimin…