Komuna e Deçanit mban takim me subjektet afariste për çështjen e orarit të punës
05 janar 2020
| 15:17
Komuna e Deçanit ka bërë me dije se nesër (e hënë) do të mbahet një takim në mes të subjekteve afariste dhe zyrtarëve të kësaj komune.
Në këtë takim i cili do të nis në orën 10:00 do të diskutohet për Rregulloren për caktimin e orarit të punës për subjekteve afariste në Deçan.
“Të nderuar, përfaqësues të subjekteve afariste në Komunën e Deçanit, ftoheni në takim pune, më datë 06.01.2020, në ora 10:00, në objektin e Komunës së Deçanit, në sallën e takimeve në katin e tretë. Takimi ka të bëj më kërkesat e juaja për orarin e punës sipas Rregullores për caktimin e orarit të punës të subjekteve afariste në Deçan. Ju mirëpresim!”, ka njoftuar Komuna e Deçanit.
/Epoka e re/