Komuna e Deçanit ndan 5 mijë euro për qytetarët e helmuar
13 korrik 2021
| 11:54
Komuna e Deçanit ka ndarë 5 mijë euro për qytetarët që dyshohen se janë helmuar nga uji i pijes.
Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka treguar se ky vendim është marr pas takimit emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5000€, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në komunën e Deçanit!”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij në “Facebook”.