Komuna e Deçanit ndan 77 makina mjelëse për fermerët

07 nëntor 2021 | 13:55

Komuna e Deçanit ka ndarë 77 makina mjelëse për fermerët e këtij qyteti.

Ky lajm është bërë me dije nga drejtori i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, i cili ka thënë se do të vazhdojnë përkrahja për fermerët.

“Në qeverisjen e kryetarit Ramosaj zhvillimi i bujqësisë dhe përkrahja për fermerët tanë do të jenë top prioritetet tona”, ka shkruar Stojkaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Stojkajt:

77 makina mjelëse për fermerët tanë!

Zotimin tonë se fermerët deçanasë do të jenë prioriteti ynë, sot kemi vazhduar ta jetësojmë.

Së bashku me kryetarin e Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj dhe kolegët nga drejtoria e bujqësisë, kemi takuar blegëtorët deçanasë për të cilët kemi ndarë 77 makina mjelëse.

Së shpejti do të vazhdojmë me përkrahje për lavërtarët, në ndarjen e spërkatëseve dhe motokultivatorëve.

Në qeverisjen e kryetarit Ramosaj zhvillimi i bujqësisë dhe përkrahja për fermerët tanë do të jenë top prioritetet tona.

Për bujqësinë në Deçan s’kemi me u ndal!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin…