Komuna e Deçanit nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Telekomin

17 mars 2021 | 13:11

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kanë pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Telekomit, Zeqir Kiqina, me të cilin ka shkruar memorandum bashkëpunimi.

Ky memorandum i bashkëpunimit ndërmjet Telekomit të Kosovës dhe Komunës së Deçanit ka për qëllim mbulimin e rrjetit të telekomunikacionit me fibër optik përgjatë rrugës nacionale Deçan-Plavë, dhe mbulimin e rrjetit mobil të zonave turistike në parkun nacional të Komunës së Deçanit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ky memorandum bashkëpunimi është i një rëndësie të veçantë për komunën që drejton.

“Kjo ditë e nënshkrimit të këtij memorandumi, për mua si i pari i komunës do të jetë një datë me rendësi të veçantë, sepse çdo ditë e më shumë po afrohemi drejt realizimit të ëndrrës tonë për zhvillim të turizmit në bjeshkët e komunës së Deçanit”, ka deklaruar Ramosaj .

Edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Zeqir Kiqina, ka theksuar se ky memorandum është tepër i rëndësishëm për kompaninë që drejton, po ashtu edhe për Komunën e Deçanit dhe vizitorët e këtyre bjeshkëve.

Afati i realizimit të memorandumit të bashkëpunimit i nënshkruar të mërkurën do të implementohet mes viteve 2021-2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moment i mirë për kampionët në fuqi të NBA-s. Pavarësisht…