Komuna e Deçanit përkujdesët për ruajtjen e mjedisit
18 nëntor 2018
| 15:40
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me dije se janë duke vazhduar punimet në rregullimin e infrastrukturë në vendet ku janë të vendosur kontejnerët e mbeturinave në këtë komunë.
Ai ka thënë se ky projekt është duke u realizuar në bashkëpunim me GIZ-in gjerman. “Për një qytet të pastër dhe ruajtje të mjedisit ku jetojmë, bashkëpunimi mes GIZ-it dhe Komunës së Deçanit po vazhdon në rregullimin e infrastrukturës në vendet ku janë të vendosur kontejnerët e mbeturinave!”, ka deklaruar Ramosaj.
/Epoka e re/