Komuna e Dragashit ka filluar furnizimin me tekste shkollore për nxënësit
23 gusht 2019
| 12:16
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, komuna e Dragashit në bashkëpunim me MAShT-in ka filluar furnizimin me tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit e kësaj komune.
Në njoftimin e kësaj komune theksohet se investimi te fëmijët është investim tek e ardhmja e vendit.
“Investimi te fëmijët është investim tek e ardhmja e vendit tonë. Edhe pak ditë na kanë mbetur nga fillimi i vitit të ri shkollor, DKA në bashkëpunim me MASHT kanë filluar furnizimin me tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit në komunën e Dragashit. Suksese të dashur nxënës!”, është thënë në njoftimin e komunës së Dragashit.
/Epoka e re/