Komuna e Dragashit kompenson shpenzimet për varrime

06 gusht 2018 | 16:07

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Osman Mehmeti, kanë arritur marrëveshje për kompensimin e shpenzimeve të varrimeve.

 Marrëveshja parasheh që kompensimi do të jetë në vlerë prej 100 euro.

 “Bazuar në vendimin e Asamblesë Komunale, kryetari i komunës, Shaban Shabani dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, Osman Mehmeti, nënshkruan marrëveshjen për kompensimin e shpenzimeve të varrimit duke filluar nga 1 qershori 2018 në vlerë prej 100 euro për secilin rast. Mjetet për këto shpenzime do të sigurohen nga Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim”, është thënë në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë klube të elitës kanë bërë ndryshime në pozitat e…