Komuna e Drenasit, apel qytetarëve: Të keni kujdes ndaj zjarrvënieve
Komuna e Drenasit përkatësisht Drejtoria Shërbimeve Publike dhe Emergjenca ka kërkuar nga të gjithë qytetarët të jenë aktiv në parandalimin e çfarëdo lloji të zjarreve dhe zjarrvënësve.
“Stina në të cilën jemi po vazhdon të karakterizohet me temperatura të larta të ajrit, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore. Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të gjithë jemi të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarreve. Për çfarëdo rasti luten qytetarët që të thërrasin në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112”, është thënë në njoftimin e komunës së Drenasit.