Komuna e Drenasit bëhet me nënstacion elektrik

27 qershor 2019 | 17:32

Komuna e Drenasit është pajisur të enjten me nënstacionin elektrik i cili do të jetë në shërbim për të gjitha familjet, ekonomitë familjare dhe bizneset e kësaj komune.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kjo e arritur është shumë e mirëseardhur, ngase, rryma nuk do të jetë më problem në komunën tonë. “Falënderoj donatorët të cilët mirëkuptuan nevojën tonë për furnizim të qëndrueshëm me rrymë, ekzekutuesit e punimeve që nënstacioni elektrik të përurohet sipas planit, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët që Drenasi të ketë Nënstacion më modern në Kosovë”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shtuar se nënstacioni elektrik është investim prej 6.8 milionë euro, investim nga KOST-i dhe BERZh-i. “Për 50 vitet e ardhshme e kemi të garantuar furnizimin si dhe do të shërbej edhe Stadiumit nacional dhe Parkut të biznesit”, ka theksuar kryetari Lladrovci.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian, Bruno Arrabal,…