Komuna e Drenasit fiton Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer

16 nëntor 2022 | 13:44

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se është njoftuar nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale se Komuna e Drenasit është shpërblyer me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer.

“Komuna e Drenasit me qeverisje të shkëlqyer, merr edhe një çmim nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale – Alda. Kjo shoqatë na ka informuar se Komuna e Drenasit është vlerësuar e para në Kosovë me Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer. Dua të falënderoj zyrtarët dhe drejtuesit e Shoqatës Evropiane për Demokraci Lokale – Alda për vlerësimin, zyrtarët përgjegjës të Komunës së Drenasit dhe kontribuuesit të cilët me përkushtim kanë zbatuar parimet e garës ku ne kemi fituar këtë çmim prestigjioz”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Ai ka thënë se Komuna e Drenasit ka arritur nivel të lartë të qeverisjes dhe me përkushtim i ka përmbushur të 12 Parimet e Këshillit të Evropës në kuadër të Qeverisjes së Mirë Demokratike.

“Javën tjetër, në Shkup, organizohet solemniteti ku jemi ftuar për ta marrë Çmimin Evropian për Qeverisje të Shkëlqyer të cilin e jep Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale, me seli në Strasburg”, ka bërë me dije Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e publikuar, por që thuhet të jetë realizuar…