Komuna e Drenasit, fituese në turnirin në futboll në mes të komunave të Kosovës
01 korrik 2024
| 08:58
Organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës është mbajtur turniri në futboll të vogël mes komunave të Kosovës me rastin e 23-vjetorit të themelimit të AKK-së.
Turniri u mbajt në frymën sportive e miqësore dhe po shërben edhe si aktivitetet social mes komunave.
Ekipi i Drenasit fitoi vendin e parë, e Malishevës vendin e dytë, e Gjakovës vendin e tretë ndërsa lojtari i turnirit u shpall Burim Frrokaj nga Gjakova ndërsa portieri më i mirë i turnirit u shpall Besnik Krasniqi nga Malisheva.
Turniri në futboll të vogël mes Komunave të Republikës së Kosovës tashmë është bërë tradicional që mbahet në shënim të përvjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.