Komuna e Drenasit i ofron bashkëpunim kompanisë ‘Pastrimi’
23 janar 2019
| 20:39
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kryeshefin e ri të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastrimi”, Burim Kelmendi, me të cilin ka biseduar rreth problemeve dhe projekteve të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë.
Lladrovci ka uruar Kelmendin për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunimin e Komunës e Komunës së Drenasit lidhur me sistemin e menaxhimit të mbeturinave.
Ndërsa kryeshefi i kompanisë “Pastrimi”, Burim Kelmendi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci për takimin dhe ka thënë se kjo kompani do të vazhdoj bashkëpunimin me Komunën e Drenasit për të përmirësuar gjendjen ambientale në këtë komunë.
/Epoka e re/