Komuna e Drenasit intervenon në rregullimin e rrugëve pas vërshimeve
17 janar 2021
| 16:37
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar rrjedha të mëdha të ujit dhe vërshime në disa fshatra të Komunës së Drenasit.
Drejtoresha për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, ka theksuar se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë vazhdimisht është ballafaquar me sfida dhe nevojën për intervenime të shpejta, por që në bashkëpunim me të gjithë akterët dhe qytetarë, janë tejkaluar me lehtë.
“Do të jemi pranë qytetarëve, me të gjitha kapacitetet tona, në të gjitha situatat dhe sfidat që na paraqiten”, ka thënë Krapi.