Komuna e Drenasit kërkon nga barnatoret ta respektojnë orarin e punës

29 mars 2019 | 13:40

Pas pranimit të disa kërkesave nga ana e bizneseve të barnatoreve në territorin e Komunës së Drenasit, Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim më Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar të gjitha bizneset e barnatoreve se orari i punës vazhdon të jetë sipas vendimit të 31 janarit të këtij viti të Kuvendit Komunal.

Kjo komunë ka bërë me dije se drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, ka mbajtur takime të vazhdueshme me përfaqësuesit e barnatoreve që operojnë në territorin e Drenasit dhe i ka njoftuar se orari për kujdestari dhe orari i rregullt mbetet sipas marrëveshjes mes përfaqësuesit e barnatoreve.

“Sipas vendimit të Kuvendit e cila është e publikuar edhe në uebfaqe zyrtare të komunës, orari i periudhës verore është nga ora 08:00-21:00, periudha dimërore nga ora 08:00-19:00 kurse vikendit (e diele) dhe gjatë festave zyrtare do të kujdestarohet 24 orë, përjashtimisht në raste urgjente mund të punohet edhe jashtë orarit të paraparë më lartë. Ndërsa të shtunave do të punohet nga ora 08:00 deri në orën 14:00”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava duke se ka pësuar luhatje në tregun valutor për…