Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të ruajnë ambientin
30 prill 2019
| 21:19
Komuna e Drenasit, i’u ka bërë thirrje qytetarëve që ta ruajnë ambientin me rastin e festës së 1 Majit.
Komuna e Drenasit kërkon nga qytetarët të ruajnë ambientin dhe të mos djegin goma apo materiale tjera me rastin e festës së 1 Majit.
“Djegia e gomave apo materialit tjetër, është e ndaluar me ligj dhe e dënueshme, ndaj ftohen qytetarët të mos lejojnë ndotjen e ambientit, por të ruajnë atë, njëherësh Komuna e Drenasit, fton qytetarët të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe inspektorët komunal për të ndërmarr masa për shkelësit e ligjit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.
Ambienti është vendi ku jetojmë, ndaj duhet me çdo kusht ta ruajmë atë dhe të mos e ndotim me djegie të gomave dhe materialeve tjera.