Komuna e Drenasit: Lladrovci nuk e ka shkelur Ligjin kundër duhanit
14 janar 2018
| 16:40
Komuna e Drenasit përmes një reagimi për medie ka bërë me dije se kryetari i kësaj komune, Ramiz Ladrovci, nuk e ka shkelur Ligjin kundër duhanit ashtu siç është raportuar në disa portale.
“Në përvjetorin e vdekjes së gjeneral Shaban Shalës, familjarët e të ndjerit kanë ftuar pjesëmarrësit që kanë bërë homazhe pranë varrit të gjeneral Shaban Shalës, me nga një kafe në një restorant të Prishtinës. Vendin ku janë vendosur mysafirët, ka qenë pjesë e lejueshme për duhanpirësit (30 për qind e hapësirës së lokalit sipas Ligjit) dhe me këtë rast edhe kryetari Lladrovci ka ndezur një cigare për t’i shoqëruar familjarët dhe mysafirët. Ndryshe kryetari Lladrovci nuk është duhanpirës aktiv”, është thënë në reagimin e komunës së Drenasit.